Një fjalë lumturie
i tha sot pranverës
punëtori që ditën zgjon
Nën një degë qershie
vajza flokëverdhë
një fjalë pranverës i thotë.
Një këngë dashurie
më dhe brenda zemrës
me të në rrugë unë vrapoj.
Këngës time sot në këtë pranverë
njerëzve t’ua dhuroj
Unë një fjalë të ngrohtë zemre
gjithmonë do ta gjej.
Dhe më zënë e njerëzve tanë
T’i them mirësevjen
Dhe burojnë këngët tona
porsi një ujëvarë.
Njerëzit nëpër sy e zemra
ty pranverë të mbajnë.