Luan Zhegu: Pranë të ndjej kudo (Teksti dhe kënga)

Luan Zhegu i vlerësuar me shumë çmime, për interpretimin e tij autentik, për kthjelltësinë dhe cilësinë e zërit, por dhe për aftësinë e tij si kompozitor ai ka marrë edhe titullin “Mjeshtër i madh i skenës”. 

Luan Zhegu mori pjesë në shumë edicione të Festivalit të Këngës në RTSH, por edhe në festivalin “Kur vjen pranvera”.

Në vazhdim mund të lexoni tekstin e këngës “Pranë të ndjej kudo”:

Vij drejt teje,
si një fllad i lehtë,
kraharorin ma troket,
ti patjetër, sonte më pret…

Sa çudi,
midis njerëzve të kërkoj,
të më presësh…
nuk ke dal sot…

Por në çast,
ndezi dritat ky qytet.
nga çdo dritë
ti më përshëndet…

Ndaj dhe unë
mes gëzimit të paanë,
dhe pse s’erdhe të ndjeva pranë

Ky portreti yt
s’më ndahet nga sytë
trëndafil më çeli aty

Edhe pse vetëm,
ndjehem prapë vet i dytë…
na afroj, na lidhi fort
kjo dashuri…

Jeta rritet mes nesh,
në çdo skaj na buzëqesh…
dhe pranverën shpalos sot në çdo skaj
ky portreti i saj
ndaj dhe unë kur vi tek ty
jetës i ngjaj… o jetes i ngjaj!

ObserverKult


Lexo edhe:

“BASHKË ME VITET”, KËNGË E INTERPRETUAR MJESHTRISHT NGA LUAN ZHEGU (TEKSTI DHE KËNGA)

Mbrëmë vajza jonë me ndrojtje tha
zemra ma do që diçka të them
një rozë e lehtë përmbi faqe i ra
dhe filloi të na tregonte.
Për një djalë që dashuronte
e ndjeva se atë çast ishte rritur shumë.

Bashkë me vitet fëmijët rriten
s’e kuptojmë.
Befas vjen një ditë
kur fëmijët tanë dashurojnë…

Tekstin e plotë dhe këngën mund ta gjeni duke klikuar KËTU