Luan Zhegu: U deshëm shumë ne të dy… (teksti dhe kënga)

Luan Zhegu është një nga kantautorët më të suksesshëm shqiptarë, me një talent që e ngjiti në skenat më prestigjoze muzikore.

I vlerësuar me shumë çmime, për interpretimin e tij autentik, për kthjelltësinë dhe cilësinë e zërit, por dhe për aftësinë e tij si kompozitor ai ka marrë edhe titullin “Mjeshtër i madh i skenës”. 

Luan Zhegu mori pjesë në shumë edicione të Festivalit të Këngës në RTSH. Në njërin nga këto festivale, më konkretisht në atë të 26-tin u paraqit me këngën “A do të vish”, ku e fitoi çmimin e dytë.

Tekstin e kësaj kënge e ka bërë Agim Doçi, kurse muzikën Osman Mula.

U deshëm shumë ne të dy,
dhe çdo mëngjes na gjente bashkë.
E meriton vallë dashurinë…?
Nuk më rri pranë kur unë jam larg…

Por unë do t’ shkoj dhe po t’ mos vish,
se koha mua më kërkon,
s’mund ta kuptosh ti dashurinë,
veç në qytetet me neone!

Dikush më tha se ti do t’ vish,
s’më zuri gjumi deri vonë
i the qytetit “Lamtumirë”,
më prit më the në telefon:

“Alo, alo, alo…”, ty të dëgjoja,
dhe zërin tënd të ngrohtë unë pranë e doja,
s’e fsheha lumturinë dhe në çast të thashë: “Të dua!”
dhe kjo ndodh tek çdo njeri.

Në një stinë dashurie diell s’ka gjithnji,
ka dhe dimer ne mes verës, edhe vjesht’ me shi,
por kur ëndrrat thuren bukur diell ka përherë,
katër stinët zemrat bëjnë pranverë.

E dija se do t’vish!

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

——————

Lexo edhe:

SA DHIMBJE NDJEJ NË SHPIRT… TI DO LARGOHESH…