Luan Zhegu: U mërzita kur mora çmimin e dytë në festival, pretendoja të isha fitues. Ja pse këndoj në dasma

Kantautori i mirënjohur Luan Zhegu ishte i ftuari i radhës në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku tregoi për copëza mbi karrierën dhe jetën e tij.

Ndër të tjera, një nga fëmijët e kastit ceku çmimet e festivalit, duke e pyetur nëse për të është më i miri çmimi i parë apo i dytë.

“Çmimi i dytë është më i poshtë se i pari normalisht. Unë jam mësuar me çmimet e dyta në fakt, por kur mora çmimin e dytë në një nga festivalet u mërzita pak. Pretendoja që do isha fitues.

Mirëpo, teksa po pija një kafe pas festivali, aty ishte një fansi im. Më tha ‘E ke gabim që mërzitesh, duhet të jeshë më i lumtur. Po të merrje çmimin e parë, një javë zgjasin falenderimet, kurse kur merr çmimin e dytë, deri festivalin tjetër, të thonë “Si s’ta dhanë çmimin e parë!”, u përgjigj Luani për “Në kurthin e Piter Pan”.

Ai u pyet dhe pse këndon në dasma.

”Kur jam i ftuar në dasma me familjen time, dasmorët më thonë këndo një këngë se s’ka lezet. Kështu që në dasmat që më ftojnë, këndoj”, tha Zhegu./gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

LUAN ZHEGU: E MERITON VALLË DASHURINË? (TEKSTI DHE KËNGA)

U deshëm shumë ne të dy,
dhe çdo mëngjes na gjente bashkë.
E meriton vallë dashurinë?
Nuk më rri pranë kur unë jam larg…

Por unë do t’shkoj dhe po t’mos vish,
se koha mua më kërkon,
s’mund ta kuptosh ti dashurinë
veç në qytetet me neonë

Këngën e plotë e gjeni KËTU