Luan Zhegu: E meriton vallë dashurinë? (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të lexoni tekstin dhe të dëgjoni këngën “A do të vish” të kantautorit Luan Zhegu!

U deshëm shumë ne të dy,
dhe çdo mëngjes na gjente bashkë.
E meriton vallë dashurinë?
Nuk më rri pranë kur unë jam larg…

Por unë do t’shkoj dhe po t’mos vish,
se koha mua më kërkon,
s’mund ta kuptosh ti dashurinë
veç në qytetet me neonë

Dikush më tha se ti do t’vish,
s’më zuri gjumi deri vonë
i the qytetit “Lamtumirë”,
më prit më the në telefon:

“Alo, alo, alo…” ty të dëgjoja,
dhe zërin tënd të ngrohtë unë pranë e doja,
s’e fsheha lumturinë dhe në çast të thashë: “Te dua!”
dhe kjo ndodh tek çdo njeri

Në një stinë dashurie diell s’ka gjithnji,
ka dhe dimër në mes verës, edhe vjesht’ me shi,
por kur jeta thurret bukur diell ka përherë,
katër stinët zemrat bëjnë pranverë.

E dija se do t’vish!

ObserverKult

————————-

Lexo edhe:

LUAN ZHEGU: U DESHËM SHUMË NE TË DY… (TEKSTI DHE KËNGA)