Luana Vjollca “më e fortë” se Arian Çani, ia merr hapësirën televizive

çani

Pas shumë vitesh, Arian Çani do të largohet nga “TV Klan”. Shprehja e tij e

famshme “Mirëmbrëma tokësore” nuk do ta dëgjohet më në këtë televizion.

Mësohet se është “TV Klan” që ka kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve me Arianin pasi kishte një rënie të audiencës së emisionit “Zonë e Lirë”.

Emisioni tashmë ishte thjesht një ripërsëritje dhe nuk sillte asnjë risi për publikun.

Vetë autori dhe drejtuesi i emisionit, Arian Çani nuk ka dhene ende asnjë reagim apo konfirmim, por mësohet se Çani është duke negociuar për një kapërcim në ekranin e “ABC”-së.

Por kush do e zërë hapësirën e Çanit të premten në darkë në TV Klan? Sipas mediave, moderatorja e njohur Luana Vjollca fillon moderimin e një emisioni në atë termin.

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR SHQIPTAR, PANDI SIKU