“Luaneshat e Kodrës” në konkurrencë për “Camera d’or” në Festivalin e Kanës

Festivali i Kanës ka publikuar jurinë për çmimin “Camera d’or” me presidente aktoren franceze, Mélanie Thierry.

“Camera d’or” është çmimi që jepet nga Festivali i Kanës për regjisorët debutues që janë pjesë e programeve të ndryshme të festivalit, njofton “Qendra Kinematografike e Kosovës”.

Regjisorja kosovare, Luana Bajrami, me “Luaneshat e Kodrës” është një nga 31 pretendentet për këtë çmim.

Për më shumë mund të shihni në faqen zyrtare të Festivalit: https://www.festival-cannes.com/en/infos-communiques/communique/articles/the-actress-melanie-thierry-president-of-the-camera-dor-jury?fbclid=IwAR3spslhfjN2GChvXZ9VRbIUE3WP_v0Vg_SreXBveu5Sl8RNjIUFp4tVtDg