Luciana Chittero: Nanë mezi ç’pres me t’ndì erën…

Mom And Baby Pencil Drawing Image Mom And Baby Pencil Drawing Baby Pencil Drawing Mother Baby Pencil - DRAWIN PENCIL AND PAINTING

Sillem para pasqyrës,
u duk’kam top i frymë.
M’shtrèmbnon çudia e ftyrës;
shikjoj pa màrrun frymë.

Kadalë dorën e shtrìj;
përkdheli barkaliqin.
Oh,s’àsht nji lojë për fmijë,
-shifne sa e kam gavicin.

Më pritni dhe dy ditë
e planci ka me u zhdukë:
Nji jetë ka me dalë n’dritë;
si lule ka me u dukë.

E ndìj si lëviz fmija,
që shtjelma gjuen e lot.
mi mbush sytë lumtunia.
-Prit bir,s’àsht dita sod.

E di që shikjon derën;
m’e njoftë, don, botën jashtë.
Mezi ç’pres me t’ndì erën,
me t’puthë, me t’rrokë, me t’dashtë.

Përktheu e përshtati n’gegnisht: Pierin Ndreka