
Botohet me rastin e 80-vjetorit të jetës dhe 60-vjetorit të veprimtarisë krijuese të autorit
Proza “Lufta e fshehur, Anteu”, paraqet një eksperiment letrar me dy pamje paralele. Në njërën anë – të luftës së fshehur si aspekt jetësor me të gjitha vlimet, që i nxjerr gjendja e tillë tragjike, ku pijanecët, dylberët, matrapazët, laviret e deri te dilerat e ndryshëm dhe tregtarët e flamujve, gjejnë hapësirë të përbashkët edhe në rrethanat e gjakut dhe krimeve më të mëdha, siç ndodh në hapësirën përreth lumit Krena, midis Urës së Taliqit dhe asaj të Namazxhasë.
Dhe në anën tjetër, përmes një aktorit të dramës së komedisë, në një skenë të imagjinuar, ku ai dëshiron t’i kthehet tragjedisë, nxjerr “të fshehtën” e fatit tragjik të tij, që duhet të aktrojë anën e hareshme të jetës, ndërkohë që ajo nuk është e tillë. Siç ndodh me pijanecët dhe laviret që i bashkon jeta e natës qemerëve të pista të lumit Krena, aktori i komedisë, për t’i ikur palaçove të skenës, kërkon heroin, atë që bën dhe mbikëqyr luftën, por dëshpërohet, meqë heronjtë, të shumtën janë të shpifur, në vend të çlirimit, kërkojnë pushtet, lirinë e kthejnë në pronë, meritat në haraç e të ngjashme, gjë që aktori bindet, siç binden edhe shtresa e të margjinalizuarve gjatë luftës (pijanecët, sarhoshët, dylberët e të tjerët), se dimensioni i njëmend jetësor është ai i fshehti, i dilemave, ku zhvillohen dramat e vërteta në skenën e jetës, që regjisorët e pajohur përherë ua caktojnë rolet dhe fatet…
Botues: “Faik Konica”&”Jalifat Publishint”, 2026, faqe 209.
ObserverKult
Lexo edhe:
Kur Faik Konica shkruante për poezinë e Eqrem Çabejt- ja çka thoshte






