Luis García Montero: Dashuri e vështirë


Nga Luis García Montero

Ndoshta ti nuk m’ke pa,
ndoshta askush nuk m’ka pa kaq t’humbur,
kaq të ngrirë në kët’ qosh. Por era
mendoi se isha gur
dhe donte trupin t’ma thërmonte.

Nëse do t’mundja me të taku’,
kushedi, nëse do të t’kisha taku’, kisha me ditë
me u sqaru’ me ty.

Por kafenetë e hapura e të mbyllura,
rrugët n’terr e n’dritë, stacionet pa pasagjerë,
lagjet me banorët e tyre, dritat,
telefonat, korridoret dhe ky qosh,
nuk dinë asgjë për ty.

Dhe kur era don me shkatërru’,
më kërkon para derës tënde.

E unë ia përsëris erës
se nëse edhe një herë t’vetme kisha me të taku’,
nëse ti kishe me u shfaqë, unë kisha
me ditë me u sqaru’ me ty.

Përktheu: Orjela Stafasani

ObserverKult


leonard cohen stili

Lexo edhe:

LEONARD COHEN: EDHE DASHURITË E MËDHA IKIN…

Nga Leonard Cohen

Retë kalojnë
Kalojnë pa u prekur, pa u shikuar
Secila shijon gëzimin e vet
Secila zjarrin e vet
Nuk kërkojnë asgjë nga njëra tjetra,
Nuk kanë dëshira
Janë vetë dashuria!

Pamjet më të bukura kalojnë
Vallëzim në një qiell të shumëfishtë
Me të qeshura të pafundme
Kalojnë
Si yje të stinëve të ndryshme
Kalojnë
Si meteor të shekujve të ndryshëm,
Që nuk e shuajtën zjarrin,
edhe kur kaluan pranë zjarrit
Por kalojnë

Të qeshura të shkara
Krejt nga rehatia
Kalojnë nga njëra – tjeta
Pa u prekur pa u shikuar
Kalojnë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult