Po ti çfarë ke?,-më pyeti jeta
Asgjë, thjesht më dhemb pak vetja
E shtrenjta jote një dhuratë
Vetmia që më sjellë përnatë!
Po tjetër gjë a ke, më thuaj!
Jam bërë tek vetja kaq i huaj
Dhe ty s’të ndjej, s’të quaj më jetë
Më sillesh ndryshe, aq e shkretë.
Po më a ke, m’i thuaj tani!
Kam veten larg tek një njeri
E kam atje ku ti je jetë
Tek zemr’ e saj që rreh e pret.
Ç’t’i them asaj, a bëj dot gjë?
Thuaji se jam kudo me të,
Se kur largohet në mëngjes
Më duket zemra se do vdes.
I thuaj se tej tek unë marrë frymë
Jeton ajo me perëndinë
Aty me ëndrrat ka shtëpinë
Dhe thellë tek zemra, dashurinë.
Po tjetër gjë, t’i them a ke
I thuaj e pres dhe kur s’ka gjë.
Dhe kur të shuhet jetë e botë
E pres tek zemra e jam plot!
23.09.2023
ObserverKult
Lexo edhe:
XHEVAHIR SPAHIU: TË JESH ME TY…
Të prekësh heshtjen tënde siç prek një send,
të shohësh thellë në ata sy,
ku dashuria hepohet si anije
e të mos duash të jesh përherë me ty?
Të ecësh me krahun mbi supet e tua
e të harrosh oshtimën e kaltër,
limonët mbi krye,
peshkarexhat si zjarre të natës?
Të jesh me ty,
tok me ty të qeshësh
e mos kuptosh se si përpiqet deti
të dalë jashtë guaskës së vetvetes?
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult