Poezi nga Lul Beshaj
Nëse ndonjëherë të kam hedhur malin e halleve të mia
E kam ba se t’kam dashtë
Se kam dashtë me u dashtë…
Nëse ndonjëherë të kam bërë Sahara
E kam ba se t’kam dashtë
Se kam dashtë me t’dhanë jetë.
Nëse ndonjëherë t’kam thanë dritë
E kam ba se t’kam dashtë
Se t’kam pas krahun e shpirtit…
Nëse ndonjëherë t’kam brit’ e kam ushtue mbi fytyrën tande
Edh’ atëherë t’kam dashtë
E kam pas frikë se jeta ma merr vedin tek ti…
Nëse kaq shumë ke ditë me heshtun
E di që m’ke dashtë
Se ke dashtë me u dashtë…
Unë kam me gabue, se veç të gjallët gabojnë.
Sërish kam me ta dashtë praninë
Kam me ta dashtë emnin
E edhe frigën se mos jeta na thyen…
S’ka, dashni, ma të bukur se falja!
Andaj edhe nëse kajherë harroj se ka bie drita
E bëj se të due…
Të due për sytë.
Falmë e lemë me t’dashtë.
Je liria e parë e zemrës sime t’burgosun në kohë…
Je stina e parë e pafajësisë së zemrës sime…
Nëse ndonjëherë kam me harrue se jam…
Mshoi zemrës sime me ty
E më lenë me t’dashtë…
*Titulli i origjinalit: “Asaj (El…)”
Lexo edhe: