Poezi nga Lul Beshaj
Unë s’të kam thënë si është pa ty të zgjohesh
Kur emri yt kokës i vjen rrotull
Kur them se ti prej meje do pushtohesh
Dhe duket bota në sytë e mi, e vogël.
Ti ikur je në punën e përditshme
e unë symbyllur në mend kaloj çdo gjë
Sytë e tu dhe zemrën aq të ndritshme
mesnatat tona kur gjumi nuk na zë.
Kur gjuajmë pastaj në sy shkëndija zjarri
dhe buza- buzës flakën nis t’i vërë
kur ty fëmijshëm tek unë të merr të qarët
Kur nëpër zemra bëhemi një e tërë.
Gjurmët e tua në trupin tim planet
janë ende këtu, dhe rrotull i vijnë kokës
Dhe buza ime emrin ta thërret-
Ti je sa unë e quaj e Bukura e Botës
Ti nuk e di sa udhë me ty përshkruaj
Kur kthehesh vonë, e lodhur, rraskapitur
Kur e këputur thua “veç më duaj”
Se ti e di se zemra të ka pritur.
ObserverKult
—————————
Lexo edhe:
Lul Beshaj: Ti m’ke harruar, unë nuk munda dot…
Dhe e kam dashur sa nuk thuhet
dhe kur vetmuar më ka lënë
E ruajta, ku veç shpirti ruhet,
Por, sa e desha s’i kam thënë.
E si t’i thoja, thuhet zemra?
Një zemër aq me krenari
Që kish harruar sende… emra
Një mbante frymës, një njeri.
Po ja, zaten ky shpirti zhur
Që s’di pse rron mbi këtë dhé
Prej dashurisë rronte dikur
E shkoi sikur mbi botë nuk qe.
Po sont’ e zuri një tallaz
asaj që donte nis t’i flasë
“O Psalm, sot erdha të thërras.
Nga kresht e brengave rrëzuar
kurrë s’ka kjo zemër, as nga lotë
Ti përmbi dhe m’ke harruar?
Ti munde, unë nuk munda dot.
Po sonte lutje s’do të nis
As do të lutem më si murg
Shpirtin që rron prej dashurisë
Si mund ta kyç një varr, një burg?
POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU