Safet Hysenaj: Vramë me puthje…

të putha du ta di... grossman

Kur ti çelë buzët e nxjerrë një fjalë
Nga shkëlqimi i syve trupi më merr zjarrë
Sa ma kthen shpinën ndjej shumë mallë
Kur më ik nga sytë bëhem si i marrë

Pyes vetën, në ç’kohë linde vallë
Ç’tu deshta unë që më fute n’hall
Mos je gjarpër, ndërsa dukesh ngjalë
Më vrit me puthje mos më vrit me fjalë

Ata sy të qeshur dy liqej kaltërsishë
Flokët tua derdhur më bëjnë freski
Buzët ngjyrë shege derdhin ëmbëlsi
Nuk është mëkat t’të vdesë në gji

Nga qielli zbrite hijeshi e rrallë
Ma zure rrugën si me të bë ballë
Unë jam poeti, mos më sill vërdallë
Më mirë vramë me puthje mos më vrit me fjalë!