Më datë 6 qershor Pogradeci do mbushet me tingujt e koncertit “Lule borë” organizuar nga “Albanian excellence”.
Drejtuesja e “Albanian excellence”, Flora Nikolla në një lidhje direkte përmes “Skype” në “Vila 24” tha se bëhet fjalë për një koncert të niveleve të larta, ndërsa kuarteti dhe solistët Dëshira Ahmeti dhe Kreshnik Zhabjaku do jenë pjesë e turit që nis me Pogradecin, vijon më Korçën e më pas do vizitojnë edhe Dibrën e Madhe.
Ajo veçon kontributin e muzikantit Shpëtim Saraçi në përpunimin e këngëve, ndërsa fton qytetarët të ndjekin koncertin, duke sfiduar kështu me art pandeminë nga Covid-19./BW