“Lulet e majit”, këngë e paharruar nga Redon Makashi (teksti dhe kënga)

Këngën “Lulet e majit” e interpreton Redon Makashi

Një ditë të bukur maji unë të takova,
tek po rrije këputur në një lule.
Lulet e majit për ty ëndërrova,
lumturinë në shpirt veç ti ma prure

Një ditë të bukur maji unë të takova,
tek po rrije këputur në një lule.
Lulet e majit për ty ëndërrova,
lumturinë në shpirt veç ti ma solle.

Por tani je vyshkur më s’ke erë
lulet e tua për mua s’kanë vlerë.
nuk je lule e bukur e ditës t’majit,
por je lule e këngës time t’vajit.

Nuk je lule e ditës time t’majit,
por je lule e këngës time t’vajit.

Më kujtohen ditët kur rinia,
sa herë rrëmbehet ajo nga dashuria.
Ishe e vogël atëherë ti vajza ime,
s’mendoje tjetër veç për ëndërrime.

Por tani je vyshkur më s’ke erë,
lulet e tua për mua s’kanë vlerë.
Nuk je lule e bukur e ditëve t’majit,
por je lule e këngës time t’vajit.

Nuk je lule e bukur e ditëve t’majit,
por je lule e këngës time t’vajit.

Por tani je vyshkur më s’ke erë,
lulet e tua për ty s’kanë më vlerë.
Do t’kujtoj përherë moj lulja ime,
ndonëse je kaq larg ti zemrës sime.

Do t’kujtoj përherë moj lulja ime,
ndonëse je kaq larg ti zemres sime.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

____________________

Lexo edhe:

Ç’BEZDI RECENSIONET!