Lulëzim Haziri: E zgjoj dashurinë në mua kur të dua
Rri këtu vetëm Dhe dashurinë e zgjoj në mua kur të dua Je ti brenda apo ke marrë diku në thua Më lëmon zverkun apo më prek në trup të huaj Dashurinë për ty e zgjoj në mua kur të dua!
Rri me tjetër Dhe dashurinë e zgjoj në mua kur të dua Ndjej gjakun tënd në deje apo lëkurë t’lëmuar Më harron si fruthin apo më ndjen mish ndër thua Dashurinë për ty e zgjoj në mua kur të dua!
Rri me njerëz Dhe dashurinë e zgjoj në mua kur të dua Flasin pahiri për ty apo i pyes pa pushuar Më dëshiron apo më ndrydh nën jastëk afsh shuar Dashurinë për ty e zgjoj në mua kur të dua!
Ajo është dritë në mua Dhe e zgjoj kur të dua Do ti, apo yjet s’duan…