Fernando Pessoa: Të gjitha letrat e dashurisë janë qesharake

Të gjitha letrat e dashurisë janë
qesharake.
Nuk do të ishin letra dashurie nëse s’do të ishin
qesharake.

Edhe unë n’kohën time kam shkruar letra dashurie,
njëjtë si të tjerët,
qesharake.

Letrat e dashurisë, nëse ka dashuri,
duhet të jenë
qesharake.

Por, në fund të fundit,
veç ato krijesa që s’kanë shkruar kurrë
letra dashurie,
janë tamam qesharake.

Ah sikur të vinte edhe një herë ajo kohë
kur pa e vënë re
shkruaja letra dashurie,
qesharake.

E vërteta është se, sot,
kujtimet e mia për ato
letra dashurie,
janë qesharake.

Të gjitha fjalët e pazakonta,
ashtu si ndjenjat e pazakonta,
janë natyrisht,
qesharake.

Përktheu: Orjela Stafasani

ObserverKult

Lexo edhe:


DRAMA E JETËS SË MAKS VELOS: U SPIUNUA EDHE NGA GRUAJA E TIJ

maks velo letrat

Historia e jetës së Maks Velos, arkitekti që u nda nga jeta muaj më parë është ndoshta një simbol se si funksiononte komunizmi duke shkatërruar shoqërinë deri në bërthamën më të fortë e të shenjtë, atë të familjes. I denoncuar nga ish-gruaja dhe miqtë e tij ai u arrestua. Dhe përfundoi në burg dhe iu shkatërruan më shumë se 200 vepra arti nga regjimi diktatorial.

Në një nga rrëfimet e tij në media pas viteve ’90 ai ka rrëfyer se u njoh dhe u dashurua me një vajzë. Që vetëm pas martesës do të zbulonte se ishte agjente e Sigurimit të Shtetit dhe faktori kryesor në dënimin e tij 10 vjeçar. Shumë vite më vonë ai do të lexonte. Dhe dëshminë e njeriut më të afërt të tij që e çoi drejt arrestimit.

DËSHMITARJA

/ Luçiana Naraçi /1

Dëshmitarja u pyet rreth çështjes dhe deklaroi: Unë kam qenë e martuar me Maks Velon dhe me të kam një fëmijë. Në vitin 1976 jam ndarë nga ai dhe tani banoj pranë nënës sime. Gjatë kohës që unë kam qenë e martuar me Maksin tek ai kisha konstatuar se kishte koncepte dhe mbante qëndrim të huaj ndaj gruas.

Tekstin e plotë e gjeni KETU