Lulëzime Malaj: Në pazar e lash’ portretin tënd…

Lulëzime Malaj

Poezi nga Lulëzime Malaj


M’u përplasën qerpikët nga stuhia,
Dhe shiu, derdhej dhomave kur ti ike,
E përplasa fotografinë që bashk’ kishim
Dalë, sa ajri i ngjethur, kuisi prej frike!

I flaka kujtimet në shportën e harresës,
E ndryshova dhe numrin në telefon,
I fshiva puthjet dhe përqafimet e tua,
Pëshpërimën tënde: -të dua përgjithmonë!

E ndryshova emailin dhe passwordin
Që përdornim facebook-un të dy,
Në pazar e lash’ portretin tënd, dhe
Të qeshurën, veshtrimin e syve të tu, blu!

E përzura ajrin që zgërdhihej dhomave…
Prej parfumit “Ver sace” që pas kishe lënë,
Po një ditë në rrugë dikush m’ngjasoi me ty,
Befas ktheva kokën dhe zemra u çmend!

*Titulli origjinal: “I fshiva puthjet”

ObserverKult

Lexo edhe:

MARTHA RIVERA GARRIDO: MOS U DASHURO PAS NJË GRUAJE QË LEXON

Mos u dashuro pas një gruaje që lexon,
pas një gruaje fort të ndjeshme,
pas një gruaje që shkruan.
Mos u dashuro pas një gruaje të mençur,
magjistricë, të krisur, të marrë.
Mos u dashuro pas një gruaje që mendon,
që e njeh botën,
e zonja për të marrë krahë.
Pas një gruaje besimplotë në vetvete.
Mos u dashuro pas një gruaje që qesh
a qan tek bën dashuri, që di
të shndërrojë shpirtin e saj në mish,

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU