Luljeta Lleshanaku shpallet Poete Laureate e Shqipërisë

luljeta lleshanaku
Luljeta Lleshanaku

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka shpallur Luljeta Lleshanakun Poete Laureate të Shqipërisë.

Komisioni përzgjedhës i përbërë nga poetja Sibel Halimi, kryetare, Arta Marku, gazetare kulture, Ylljet Aliçka, shkrimtar dhe Dhurata Shehri, profesoreshë e letërsisë mes kandidatëve për këtë çmim: Luljeta Lleshanaku, Sadik Bejko, Ervin Hatibi, Rita Petro, Preç Zogaj, Natasha Lako, Ilirian Zhupa, Entela Tabaku, Arian Leka, Flutura Açka, zgjodhi Luljeta Lleshanakun Poete Laureate.

“Titulli “Poeti Laureat” i jepet poetes shqiptare Luljeta Lleshanakut, me motivacionin për vargun e saj modern, larg metaforës së automatizuar duke e ndërtuar me ritëm e krahasim domethënien e frazës poetike, si dhe për krijimin e një brezi të ri poetësh. Luljeta Lleshanaku përfaqëson çka është postmoderne në poezinë shqipe, duke i kthyer kësaj të fundit bashkëkohësinë me poezinë botërore”, thuhet ne motivacion.

Ndiqeni në video, ceremoninë e shpalljes së Poetit Laureat.

ObserverKult

Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA LULJETA LLESHANAKU: MËSIMET E PARA TË MORALIT, I MORA PA I PËRTYPUR SI SHURUP PËR KOLLË

LULJETA LLESHANAKU: GRA TË TRADHTUARA…

LULJETA LLESHANAKU: KUR DASHURIA JEP NJË SHENJË…