Luljeta Lleshanaku: Kur dashuria jep një shenjë…

luljeta lleshanaku Gjëja që më pëlqente tek ai, poezi nga Luljeta Lleshanaku

Poezi nga Luljeta Lleshanaku

Ajo futet ne rrjedhën e gjërave me arrogancë,
 si heshtja që pason trokitjet e çekiçit të gjyqtarit
 gjatë seancës.
Gjithë qenia perkundet, nga puhia me e vogël
një arë e ardhur gruri
 që pret për t‘u korrur.
Tamam atëherë kur ti kujton se je e mbrojtur,
kur kujton se tashmë je vetëm një shpinë
 një shpinë e fortë, pa gjoks, pa bark,
pa kërthizë,
(veçanërisht pa kërthizë)
si tavani i qilarit
mbi ushqimet e konservuara për dimër.
Zmbrapsem një moment
 e gatshme  për t’ia filluar çdo herë nga fillimi
me një paletë te pastër piktori
e një vrimë të errët në mes.
E nis për të disatën herë atë rrugë
fundin e së cilës e njoh mirë,
 si prekjen metalike në xhep të fishekut
 të cilin, gjatë rrethimit,
 ushtari i mirë
e ruan për vete.

ObserverKult

Lexo edhe:

LULJETA LLESHANAKU: NUK ËSHTË KOHA PËR…
AJO E DONTE TË SHOQIN ME GJITHË ZEMËR… POEZI NGA LULJETA LLESHANAKU

Lexo edhe:

LULJETA LLESHANAKU DHE MARIANNA KIYANOVSKA, “POETET EVROPIANE TË LIRISË” PËR VITIN 2022

Për herë të parë që nga fillimi i dhënies së çmimit ”Poeti Evropian i Lirisë”, juria ka vendosur të shpërblejë dy poete, sipas europejskipoetawolnosci.pl.

”Kemi kënaqësinë të informojmë se poetet evropiane të lirisë 2022 janë Marianna Kiyanovska (Ukrainë) me ‘The Voices of Babyn Yar’ dhe Luljeta Lleshanaku me ‘Ujë dhe Karbon”, sipas jurisë.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të bëhet më 10 qershor. Gjatë Festivalit Evropian të Poetit të Lirisë (9-11 qershor 2022).

Juria e Çmimit Letrar të Poetit Evropian të Lirisë u mblodh në Gdansk më 25 prill 2022.

”Që në fillim të diskutimeve tona…, ‘The Voicea of Babyn Yar’ nga poetja ukrainase, Marianna Kiyanovska, përkthyer nga Adam Pomorski. Dhe ‘Ujë dhe Karbon” nga poetja shqiptar Luljeta Lleshanaku, përkthyer nga Dorota Horodyska, na ka vënë në një situatë të pazakontë, duke na penguar efektivisht të zgjedhin vetëm njërën”, thuhet në arsyetimin e jurisë.

Pas disa orësh diskutimesh anëtarët e jurisë përsëri vendosën njëzëri se ata mendonin. Se si Kiyanovska ashtu edhe Lleshanaku kanë arritje të shkëlqyera.

Vendimi i jurisë iu dorëzua kryetares së bashkisë së Gdańsk, Aleksandra Dulkiewicz, e cila ra dakord të jepte dy çmime të barabarta.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult