Thënie të zgjedhura për lumturinë:
Lumturia qëndron për ata që qajnë, që lendohen, ata që kanë kërkuar dhe kanë tentuar, sepse vetëm ata mund ta vlerësojnë rëndësinë e njerëzve të cilët e kanë prekur jetën e tyre./ – Viktor Hygo
Suksesi dhe lumturia ju falen vetëm nëse me zemërgjerësi pranoni ta ndani atë me të tjerët. Mirëpo, për të qenë i lumtur, është esenciale të mos shqetësohesh me të tjerët. Si pasojë e kësaj, nuk ekziston ndonjë shpëtim. I lumtur dhe i gjykuar, ose i falur dhe i mjerë./ Albert Camus
Hidhërimi jep thellësi, lumturia lartësi. Hidhërimi jep rrënjë, lumturia degë. Lumturia është sikur një pemë që shkon lart në qiell, ndërsa hidhërimi sikur rrënjët, që shkojnë thellë në tokë. Të dyja janë të nevojshme sepse sa më lart që shkonë një pemë, aq më thellë nguliten rrënjët e saj, njëkohësisht. Sa më e madhe pema, aq më të mëdha janë rrënjët e saj. Në fakt, këto gjithmonë janë në proporcion. Ky është balanci./– Osho
Secili moment i lumturisë kërkon një sasi të madhe të injorancës./– Honoré de Balzac
Lumturia është atëherë kur ajo që e mendon, ajo që e thua dhe ajo që e bën, janë në harmoni./ Mahatma Gandhi
Lumturia tek njerëzit inteligjent është gjëja më e rrallë që e shoh./– Ernest Hemingway
Unë nuk jam krenar por jam i lumtur, dhe lumturia, mendoj, verbon më shumë se krenaria.
– Alexandre Dumas
Të qenurit budalla, vetiak dhe të gëzoshë shëndet të mirë, janë tre kushtet për të qenë i lumtur, megjithëse nëse budallaku mungon, gjithçka humbet./– Gustave Flaubert
“Për çdo minutë që je i mërzitur, humbet 60 sekonda lumturie.” ― Ralph Waldo Emerson
“Nuk është as pasuria e as shkëlqimi, por qetësia dhe përkushtimi me të cilin fal lumturi” — Lucille Ball
“Kur një derë lumturie mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh ne e mbajmë shikimin shumë gjatë te dera e mbyllur dhe nuk e shohim derën e hapur para nesh” — Helen Keller
“Është një fillim i mbarë, nëse je në gjendje të kuptosh se çfarë të bën të lumtur” — Lucille Ball
“Lumturia është në mendje. Zakonisht, njerëzit janë aq të lumtur sa ndihen me mendjen e tyre” ― Abraham Lincoln.
“Lumturia nuk është pushtet parash, ajo qëndron te kënaqësia e arritjeve dhe te përpjekjet për punët krijuese” — Franklin D. Roosevelt
“Mos prit që të tjerët të jenë të lumtur për ty. Çdo copëz lumturie që fiton, shijoje me veten” — Alice Walker
“Nëse buzëqesh edhe kur je vetëm, atëherë me të vërtetë ia ke dalë të jesh i lumtur” ― Andy Rooney
“Nuk ka rëndësi çfarë ke, kush je, ku je apo çfarë bën për të qenë i lumtur ose jo. Është gjithçka çfarë mendon ti për lumturinë” — Dale Carnegie
ObserverKult