Kokën na qethin çdo fund muaji
pa flokë dukemi si burra-fëmijë.
Bagëtinë e qethin çdo vit
pa leshin duken lakuriq
Në flokët e shkurtër që bien
shkurtohet jeta jonë.
Në thinjat që shtohen
ngjyra e vuajtjeve gri.
Kështu duan të na kenë
përjetë kokëqethur,
ata, që si bagëtinë
qethin çdo vit Shqipërinë.
*titulli i origjinalit “Kokëqethja”
ObserverKult
———————————————
Lexo edhe:
DRAMA E JETËS SË MAKS VELOS: U SPIUNUA EDHE NGA GRUAJA E TIJ
Historia e jetës së Maks Velos, arkitekti që u nda nga jeta muaj më parë është ndoshta një simbol se si funksiononte komunizmi duke shkatërruar shoqërinë deri në bërthamën më të fortë e të shenjtë, atë të familjes. I denoncuar nga ish-gruaja dhe miqtë e tij ai u arrestua. Dhe përfundoi në burg dhe iu shkatërruan më shumë se 200 vepra arti nga regjimi diktatorial.
Në një nga rrëfimet e tij në media pas viteve ’90 ai ka rrëfyer se u njoh dhe u dashurua me një vajzë. Që vetëm pas martesës do të zbulonte se ishte agjente e Sigurimit të Shtetit dhe faktori kryesor në dënimin e tij 10 vjeçar. Shumë vite më vonë ai do të lexonte. Dhe dëshminë e njeriut më të afërt të tij që e çoi drejt arrestimit.
DËSHMITARJA / Luçiana Naraçi /
Tekstin e plotë e gjeni KETU