Alban Ramosaj, ka treguar së fundmi përmes rrjeteve sociale se kënga e tij “Theje” është vjedhur nga malazezët.
Më saktë, këngëtari malazez Emel Fenca e ka përvetësuar këngën dhe melodinë, duke e titulluar “Vrati je”, që në gjuhën serbo-malazeze do të thotë “Kthehu pas”.
“Kopja është forma më e lartë e të të komplimentuarit. Por të vjedhin ‘Theje’ në këtë lloj forme?…”, shkroi Albani si fillim në Instagram.
Ai nuk e la me kaq dhe në një story tjetër etiketoi artistin interpretues të këngës “Vrati je”, i cili tek autorët e melodisë ka vendosur emrin e tij, sikur kënga është e “kompozuar” nga vetë ai.
“Emel Franca, ti dhe i ashtuquajturi grupi yt kreativ duhet të jeni të turpëruar. Më shumë për faktin se ju jeni një reprezantues në Eurovision në të njëjtën kohë që ‘Theje’ u publikua”, ka shkruar tutje këngëtari.
Emel është pjesë e grupit malazes D-Mol, të cilët përfaqësuan Malin e Zi në ‘Eurovision 2019’ me këngën “Heaven”. Por dështuan ta kualifikonin vendin e tyre në finale.
“Jam kaq i lodhur duke ‘mbyllur gojën’ që të mos përzihem me energji ‘arrogante’ apo ‘të pasjellshme’. Por është bërë kaq e lodhshme…Duke nisur me ju ‘artistët’ e vendit tonë (e dini mirë se kush jeni) e duke vazhduar me tipa si puna e këtij që postova më herët. Po si more vëlla e quani veten kreativë apo artistë?
A s’keni një çikë dinjitet? Na mbytet, na e shpifët. Keni humbur fillin, themelin dhe arsyen për çfarë e keni nisur këtë rrugëtim që quhet muzikë”, ka shkruar Ramosaj më tej në reagimin e tij.
Kënga “Theje” e Alban Ramosajt ishte gjithashtu pretendente për të prezantuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2022’, por u mund nga Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’ në Festivalin e RTSH-së në dhjetor të vitit 2021./ telegrafi.com
ObserverKult
————————————————————————————-
Lexo edhe:
ALBAN RAMOSAJ HEDH NË GJYQ OLTI CURRIN, KJO ËSHTË ARSYEJA
Këngëtari Alban Ramosaj ishte rivali më i fortë i Ronela Hajatit në festivalin e fundvitit që përcaktoi këngën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Juria zgjodhi “Sekretin” e Ronelës. Duke mbetur i zhgënjyer Albani.
Menjëherë pasi, Ronela nuk arriti dot të kualifikonte Shqipërinë në finale, dolën shumë lajme. Lajme sikur kishte reaguar Alban Ramosaj. Kishe kishte thënë që po të merrte pjesë ai, gjërat do kishin qenë ndryshe. Madje do arrinte edhe finalen.
Blogeri thumbues Olti Curri ka publikuar një video. Aty shfaqet një mesazh i Kryefjala.com drejtuar një llogarie në Instagram. Pretendohet se është Alban Ramosaj dhe merr përgjigje.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult