Malli për vendlindjen e nënën/ Rona Nishliu sjell këngën e papublikuar më parë të Jusuf Gërvallës

Kur Rona Nishliu mori pjesë në Festivalin e këngës në RTSH shumë vite më parë, publikut i mbeti në mendje zëri potent dhe thjeshtësia e një vajze me një natyrë krejt të tërhequr e me një vokal ta pangatërrueshëm.

Prej asaj kohe, kur mandej edhe u shpall fituese, kanë kaluar vite.

Ajo ruan ende po atë vokal dhe gjithashtu dashurinë për një art të mirë që ruan veten dhe artistin nga zhurma e këngëve masive që tërheqin shpejt e humbasin shpejt.

Sigurisht, cilësia ka një kosto. Por ka edhe një shpërblim sidomos për audiencën që kërkon pikërisht sa intimitetin që u rri larg stadiumeve po aq edhe vokalet që prekin notat e larta muzikore duke përçuar si në një ëndërr magjinë e së bukurës në art.

Nishliu prej kohësh e tërhequr nga skena dhe tashmë nënë, rivjen me një koncert recital me një orkestër të re, ku interpreton jazz këngë të njohura emrash të mëdhenj të muzikës.

Nga Vaçe Zela, te Tefta Tashko Koço, Nexhmije Pagarusha, Jusuf Gërvalla a grupe rock-u, Rona u rijep jetë përmes zërit të saj në një mbrëmje në Teatrin e Operas.

Mes mallit për festivalin e këngës dhe dashurisë për këngën si të tillë, ajo vjen edhe në një rrëfim duke u ndaluar te jeta jashtë skenës dhe në ndriçimin e saj.

– Si është për ty ky rikthim në skenë, në Tiranë dhe në Opera, Rona?

-U ndjeva tepër mirë, shumë e gëzuar për gjithë dashurinë dhe mbështetjen e publikut.

Ky është koncerti im i parë me bileta sepse gjithnjë kam menduar që muzika e mirë duhet të jetë falas për audiencën meqenëse jemi të vërshuar nga çdo lloj muzike e paketuar mirë, e thjesht për tu kapur, e pjesa tjetër mbetet pak në hije.

Për mua ishte befasi e këndshme që publiku ishte i pranishëm dhe e mbështetën, me praninë e tyre punën tonë. Jam tepër e lumtur dhe shumë mirënjohëse.

– Rona kishe këngë të përzgjedhura nga emra të njohur të muzikës shqiptare. Qenë patjetër këngë të riorkestruara të Vaçe Zelës, Tefta Tashkos, nga Nexhmije Pagarusha por më bëri përshtypje një këngë demo e Jusuf Gërvallës dhe po aq kënga e këngëtarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Si është bërë përzgjedhja e këngëve të koncertit?

-Ndër vite unë kam kënduar shumë këngë dhe kam qenë pjesë e një projekti që janë kënduar këngë të Jusuf Gërvallës.

Familja e tij, dhe gruaja e të ndjerit, zonja Suzana ka shprehur dëshirën që një këngë e papublikuar më herët e tij ta interpretoja unë dhe e këndova sonte sepse ka një tekst shumë të bukur.

Ai i këndon shtëpisë së tij, që është larg, ku e ka marrë malli të kthehet dhe mallit për nënën, e rrugën ku është rritur. Ai ka jetuar në Gjermani.

-Ishte ky koncert edhe homazh për artistët e mëdhenj por edhe për ata artistë që ishin patriotë?

-Për mua është vlerësim për kontributin që këta kanë dhënë që këngët e tyre kanë arritur të jetojnë me ne. Mendoj që për t’ju bërë tribut veprës së tyre që në atë kohë ka qenë madhore.

Dikush ka jetuar me artin e vet, dikush ka patur fatin e keq, si grupi ‘Mak’ (disa anëtarë) të cilët gjatë luftës u zhdukën dhe ende janë të pagjetur.

Për hir të kontributit që kanë pasur në muzikën rock në mbarë trojet shqiptare, vërtetë njihen ende. Menduam që në stilin Jazz kënga e tyre mund të rrijë shumë mirë.

-Intervista jonë e parë ka qenë pas natës së dytë të festivalit të këngës nga viti 2012. Më pas fitove festivalin. Kanë kaluar shumë vite, dhe ke vazhduar të ruash cilësinë e artit tënd dhe të jesh sërish e tërhequr. A është kjo një kosto për Ronën artiste?

-Është kënaqësi se mendoj që është fat që një artist të punojë atë që do në kohën që do. Natyrisht, një punë e mirë e një punë me cilësi do kohën e vet, nuk mund të bëhet shpejt, por unë nuk jam as tipi që duan të jem e pranishme gjithë kohës e në formë intensive sepse marr nga publiku energji dhe ajo më mban dhe më frymëzon që të vijoj krijimtarinë.

Mendoj se çdo gjë duhet të jetë në një masë të caktuar, të paktën unë kështu e përjetoj. Jam me fat që kam realizuar projektet që kam dashur. Kjo sepse është muzikë pak më komplekse dhe padiskutim nuk ka audiencat masive. Mendoj se është me rëndësi të dokumentojmë që kjo ka ekzistuar, në këtë kohë që jetojmë.

-Pse nuk je më në festival?

-Me thënë të drejtën dua të jem, festivali me fton çdo vit, por kam qenë tepër e fokusuar te punët e mia.

Pastaj, tani kam një ritëm tjetër, sepse jam e përqendruar te fëmijët e mi. Por pas 3 vitesh u shkëputa dhe merrem pak me muzikë. Por më ka marrë malli për festivalin, por ndoshta nuk ka ardhur momenti të jem aty edhe pse më mungon magjia e netëve të festivalit.

Unë erdha në Festivalin e 50-të sepse Orkestra u kthye komplet live në gjithë komponentët dhe për mua kjo ka qenë ngjarja kryesore. Ndaj u ktheva, për asnjë pretendim edhe pse më pas u bë gjë tjetër.

-Rona nënë e Rona artiste. Sa ta marrin fëmijët kohën e këngës? Sa e vështirë është të jesh artiste e prind?

-Me thënë të drejtën janë kënaqësia më e madhe në jetë dhe me frymëzojnë. Ata janë aryeja pse po i bëj këto projekte.

Më frymëzojnë që të punoj për brezat e rinj përveçse për ata që më kanë ndjekur. Në mesin e larmisë muzikore që prodhohet te ne, të ketë edhe diçka tjetër e cila ndoshta nuk është në kallëpin që jemi mësuar.

Fëmijët e mi më frymëzojnë të mos ndalem. Padyshim ndjesia është krejt tjetër, sepse mendja është te ata./balkanweb

ObserverKult  


rrona nishliu të qajë

Lexo edhe:

RRONA NISHLIU: MË LERNI TË QAJË (TEKSTI DHE VIDEO)

Ju ftojmë të dëgjoni këngën “Më lerni të qajë”- Suus, të Rrona Nishlit, e cila na prezantoi denjësisht në Eurovizion , në vitin 2021.

Ëëë… në këtë botë
Ku dashuria s’jeton më
Koha më për ne s’ka kohë,
Jo-o, jo-o-o-o-o…
Koha më, për ne s’ka kohë.

Ateroj… aeroplani im…
Në pistë pa drita t’shpirtit tënd,
Me bërryla ngjiten sot,
Ata që dje s’jetonin dot.

Por të djeshmet s’kanë rëndësi,
Nga detëra të trazuar u përpinë,
Ëëë…të nesërmet nuk do t’sjellin gjë
Vec shpresë pa shpresë e marrëzi.

Më lerni të qajë, qajë, qajë
Se k’të gjë më së miri di ta bëj tani!
Se k’të gjë, më së miri di ta bëj tani.

Më lerni të qajë, qajë, qajë
Se k’të gjë më së miri di ta bëj tani!
Se k’të gjë, më së miri di ta bëj tani

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult