Maloku: Pal Ndrecaj ka qëndrim kritik dhe lirizëm të këndshëm

Nga Flamur Maloku

Shtëpia botuese “Armagedoni” para disa ditësh ka pasuruar fondin e vet dhe të bibliotekave personale dhe publike edhe me një libër me poezi. Jo me çfarëdo libri, por me një libër të veçantë poetik, me një individ dhe individualitet të rrallë të letërsisë shqipe, i cili, sa kërkova për bibliografinë e tij, pashë se nuk kishte shkruar shumë, por ato që i kishte shkruar, i kishte shkruar mirë.
“Në këtë libër me poezi Pal Ndrecaj dallon prej poetëve të brezit të vet për stilin dhe për temat që trajton. Shkruan varg të bardhë, por edhe të organizuar. Shkruan strofë katërshe, por edhe të shpërbërë.
Ka qëndrim kritik dhe lirizëm të këndshëm edhe kur është në atdhe, edhe kur popullin dhe gjeografinë shqiptare i sheh në televizor nga Amerika.
Këta krijues të mërgatës shqiptare i kemi të ndjeshëm dhe duhen ruajtur si sytë e ballit. Prej këtij libri të këtij autori do t’i veçoja dhjetëra poezi por, për shkak të mbrojtjes së të drejtave të autorit, po jua ofroj për lexim vetëm një.

NË KUJTIM TË NJË MËRGIMTARI TË VDEKUR N’KOHË PASHKËSH

Shqiptarët dinë me jetu kudo
por me vdekë dinë veç n’atdhe

Kam nji borxh për t’la thonë

Meqë e kanë provu nji natë varri n’vend t’tyre
nuk i frikësohen tjetrës
kthehen me peshu randë n’vend t’vet
si me kanë tue shku
me bâ Pashkë e Bajram