Manastiri i Ardenicës në rrezik/ Po shkatërrohet objekti i lashtë

Rrëshqitja e dherave po tërheq pas vetes, muret rrethuese të një prej manastirëve më të rëndësishëm në Shqipëri. Këto mure po kthehen në kërcënim edhe për pjesën tjetër të godinës, pasi strukturat janë të lidhura ngushtësisht bashkë. Siç e shikoni, dhe në këto pamje kudo ka krisje dhe plasaritje.

“Manastiri i Ardenicës është një nga më të vizituarit në Shqipëri, por megjithatë, atij i kanoset një rrezik, shembja e mureve rrethuese për shkak të erozionit. Që nga viti 1990, nuk është bërë asnjëherë një ndërhyrje e plotë përforcuese për këtë monument”, tha Dhimitër Redhi, prift i Manastirit të Ardenicës.

Tutje ai tha se këto 2-3 vitet e fundit është më shumë e theksuar.

“Edhe muret, edhe dhomat janë të plasaritura dhe po vështirësohet dhe hapja e dyerve në një pjesë të tyre”, tha Redhi.

Niko Ferro, arkeolog: Situata është vërtetë serioze. Të mos ngelemi tek ato shkreta. Të ndërhyhet menjëherë.

Në Manastirin e Ardenicës, erozioni po kërcënon edhe në pjesë te tjera të kësaj godine e ngritur 237 m mbi nivelin e detit, e cila përmban rëndësi shpirtërore, historike dhe kulturore.

“Përveç rëndësisë shpirtërore, ky vend njihet dhe për kurorëzimin e Gjergj Kastriot Skëndërbeut me Donika Arianitin.”

Dhimitër Redhi, prift i Manastirit të Ardenicës: Kjo është një vlerë historike që po u la pas dore, nuk do të jetë më. Ne shpresojmë dhe presim që të bëhet një ndërhyrje.

E ndërsa apeli drejtohet nga Ministria e Kulturës, Instituti i Trashëgimisë Kulturore në varësi të saj na jep këtë përgjigje: Nisur nga gjendja kritike strukturore e konakëve të këtij manastiri, në 2021 IKTK hartoi një projekt restaurimi të plotë, i cili u miratua datë 11.08.2021. Ky projekt për mungesë fondesh nuk është zbatuar ende.

Fondi i kërkuar është me një shumë prej 5.745.000 Lekë.

Sipërfaqa e godinës së Manastirit është 2500 m2 dhe fillimet e veta, i ka që nga shekulli X, me kishën e Shën Triadhës, e cila konsiderohet si një nga gjurmët e para të krishtërimit në vend./ tvklan

ObserverKult


Lexo edhe:

MIHAI EMINESKU: SA VITE SHKUAN…

Sa vite shkuan… poezi nga Mihai Eminesku

Sa vite shkuan, sa do të shkojnë prore,
nga çasti i shtrenjtë kur tok jemi parë,
e rri mendoj ç’u deshëm me kaq zjarr,
o moj symadhe edhe dorëborë!

Oh, eja përsëri! Me frymëzime
më mbush e më vështro me sytë e ndritur,
se ç’dritë hedh në shpirtin e mahnitur,
se ç’këngë nxjerr nga lira plot kumbime!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult