Manastiri i Zvërnecit, ndërthurja e rrallë midis historisë, kulturës dhe peizazhit mbresëlënës (Video)

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore (DRTK ) në Vlorë ka publikuar në rrjetet sociale së fundmi një video të Manastirit të Shën Mërisë në fshatin Zvërnec, tashmë kur jemi afër sezonit të verës.

Përmes kësaj video shihet një pamje e mrekullueshme e këtij Manastiri, ndërsa ftohen të gjithë ata që duan të shohin një atraksion të mrekullueshëm kulturor.

DRTK fton turistët për të njohur nga afër ndërthurjen e rrallë midis historisë, kulturës dhe peizazhit mbresëlënës në këtë Manastir.

Manastiri i Shën Mërisë së Zvërnecit është një prej manastireve të njohura bizantinë në rajonin e Vlorës, ndërkaq ndodhet në një vend të spostuar në një nga ishujt e lagunës së Nartës.

Sipas studiuesit Aleksandër Meksi, kisha e Shën Mërisë së Manastirit të Zvërnecit, është e tipit “kryq i lirë” me kupolë.

Ajo mbart në vetvete dy faza ndërtimi, duke u veçuar në pjesën e vjetër dhe atë të re.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

ObserverKult


Lexo edhe:

PUNIME RESTAURUESE NË KISHËN E MANASTIRIT TË FJETJES SË HYJLINDËSES NË ZVËRNEC

Në Kishën e Manastirit të Fjetjes së Hyjlindëses, në ishullin e Zvërnecit, po vijon restaurimi, pas ndërprerjes së punimeve, gjatë periudhës së masave të marra kundër COVID-19.

Punimet për restaurimin e radhës të kësaj kishe filluan me projektin e hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Ashtu si edhe në restaurimet e mëparshme të bëra në Kishë, realizimi dhe ndjekja e punimeve po kryhet nga Bërthama e Trashëgimisë Kulturore e Kishës, në koordinim dhe bashkëpunim në terren me Drejtorinë Rajonale te Kulturës Vlorë, si dhe Institutin e Monumenteve.

Punimet u ndërprenë gjatë periudhës së masave të marra kundër COVID-19 dhe tani po vazhdojnë me ritme normale.

Ato konsistojnë në fugatimin e plotë të kishës brenda dhe jashtë, zëvendësimin e elementeve të dëmtuara. Po ashtu pastrimin dhe meremetimin e çatisë, përforcimin e elementeve prej druri  etj, transmeton ‘atsh’.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


LEGJENDA: VAJZA QË S’MUND TË ECTE PAS VIZITËS NË KËTË KISHË FILLOI TË LËVIZTE

Kishëza e vogël e Marmiroit në Vlorë, me historinë e saj 9-shekullore përfaqëson një nga objektet më me vlerë të kultit në këtë zonë, njëkohësisht është edhe një ndër më të vjetrat në shkallë vendi.

Sipas gojëdhënave, dikur kjo kishë mbahej si një vend “i mirë”. Njerëzit vinin për të falur mëkatet. Por edhe për të marrë bekimin. Ata madje vinin edhe për t’u shëruar nga sëmundje të ndryshme.

Të moshuarit tregojnë për një vajzë, shumë dekada më parë, e cila vuante nga një sëmundje. Sëmundje kjo që i kishte marrë këmbët. Prindërit e sollën në këtë kishë shumë herë, deri kur ajo nisi të lëvizë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult