Manjola Brahaj: Kam jetue…

kam jetue poezi nga manjola brahaj observerkult

Kam jetue, poezi nga Manjola Brahaj

Kam provue erna lulesh deri sa shpirti m’u ka ngopë.
Kam fluturue qiellnash e dehun e prapë kam ra në tokë.
Kam kapë xixëllonja netësh atëherë
kur nuk e kam ditë çka do të thotë kohë.  
Kam ndie kangë stinësh deri sa veten nuk e kam njohë.

Kam shkelë male e gurë deri sa jam ba udhë.
Kam pi ujë bjeshkësh në kroje të andërrta.
Kam notue ujnash të detit e kam prekë mrekullinë.
Kam përqafue ma të dashtunit dhe e kam ndie dashninë.

Kam jetue suksese e arritje të mëdha në jetë.
Andrrat e dikurshme në duer i kam pasë e prekë.
Jam ngritë mbi veten dhe kam ndryshue.
Kam dhanë për tjetrin dhe kam ndihmue.

Kam përjetue humbje e trandje të randa.
Kam ndie lot e dhimbje të paskaj.
Kam mendue shpesh se fundi ka ardhë.
Kam mendue shpesh se ditë nuk ka me zbardhë.

Kam ndie e jetue jetën në mue
me kënaqësitë e saj.
Kam qenë bijë dhe frymë e kësaj bote.
Po asnji prej tyne nuk i ka ngja kësaj.
Asnji prej tyne nuk asht si era jote.

Kam pi e jam dehë me ndjesitë e jetës në fyt.
Po asnji prej tyne nuk asht si zani yt.  
Jam lutë e përulë për të vetmen të vërtetë.
Po asnji prej lutjeve nuk më ka dhanë kaq jetë.

Kam udhëtue vetëm dhe me të tjerë.
Kam pa e ndie të bukurën me sy.
Po asnjani prej udhëtimeve asnjiherë,
nuk ka qenë as nuk asht si ky me ty.

Asnjani prej tyne çka më dhe ti nuk ma dhanë.
Asnji prej tyne nuk krahasohet me të qenit nanë.

14.11.2019

ObserverKult

Lexo edhe:

MANJOLA BRAHAJ: PARAJSËN ARTIFICIALE E GJEJ VETËM KUR LEXOJ OSE SHKRUAJ!

Kush është Manjola Braha?

Nuk e di. Jam në kërkim të këtij zbulimi të bukur. Di të them që po më befason, për veten nuk di të them tjetër gjë. Të tjerët ndoshta do mund të thonë më shumë për mua, pasi për secilin jam një Manjolë e veçantë, varësisht nga përvoja dhe këndi i vështrimit, nga koha që ka frymuar me mua dhe nga mënyra se si më është afruar, me shpirt, me imagjinatë, me arsye apo pa arsye……

Tekstin e plotë e gjeni KETU