Manjola Nallbani: Përse të dua… (teksti dhe kënga)

E përkushtuar dhe e përgatitur edhe profesionalisht, Manjola Nallbanin nuk e veçon zhanri muzikor… Disa herë fituese e Festivalit të RTSH-ës, ajo është njëjtë e sukseshme si tek këngët popullore, folklorike, njashtu edhe tek muzika e lehtë.

Me përvojë të gjatë në skenën muzikore, Manjola Nallbani vazhdon të jetë prezente duke sjellë këngë dhe hite të bukura.

Në vazhdim po ju sjellim këngën “Përse të dua” me tekst të Jorgo Papingjit, me muzikë të Flamur shehut dhe orkestrim të Alfred Kaçinarit.

Me këngën “Përse të dua” Manjola Nallbani është paraqitur në edicionin e 34-të të festifalit të RTSH-së.

Fjalë dhe vetëm fjalë, vetëm fjalë.
Të tjera puthje dhe ledhatime.
Fjalë edhe më fal, dhe të fal,
Të tjera shpresa e sa zhgënjime.

Ti dhe vetëm ti
Më braktise dhe tek unë ti rikthehesh,
…kthehu përsëri
Thuamë, thuamë, thuamë pse të dua, s’e di…

Se unë e di
Syri yt nën qerpik
Më thërret kur do t’ik,
Zemër e çmëndur e dehur e do një mik.
Dhe sado të shkoj larg
Shpirti yt endacak,
Tek unë do t’vijë ai.

Se unë e dua
Syrin tënd nën qerpik,
Zemër e çmendur e dehur e do një mik,
Pse s’më sheh dot në sy?
Pse nga një u bëmë dy?
Vallë s’i humbi u shua kjo dashuri?

Kush hyri mes nesh dhe tallet e qesh
…ma thuaj ta di?
Kë dashuri gënjen, po gënjen ti tani?

E përgatiti: K B.ObserverKult

——————————————-

Lexo edhe:

Manjola Nallbani: Pranvera sërish do t’vi dhe do t’sjell tjetër dashuri (teksti dhe kënga)