Mara Maionchi tregon: Ja si mund të dashurosh përjetësisht!

Nga: Mara Maionchi (producente italiane dhe personazh televiziv)

“Që të rezistosh 43 vite bashkë, duhet ta shndërroni pasionin që ekziston në fillim, në diçka tjetër. Përndryshe, gjithçka do të duket ferr, acarim nervash gjithë kohës. Unë dhe im shoq jemi shumë shokë. E dua shumë dhe dua më të mirën për të, pasi e konsideroj pjesën më të rëndësishme të jetës sime. E respektojmë tejmase njëri-tjetrin, edhe pse kemi kaluar kaq shumë vite bashkë. Ndonjëherë kemi edhe debate, por më thoni një çift që nuk ka debate.

Kur u njohëm bashkë, nuk isha tepër e bindur nëse duhet ta pranoja apo jo, sepse Salerno është dhjetë vjet më i ri se unë. Mamaja ime ndërkohë më thoshte: ‘Pse shqetësohesh kaq shumë? Është ai që po merr dikë më të moshuar se vetja. Duhet të jetë problem i tij’.”

ObserverKult

___________________

Lexo edhe:

MESAZH MOTIVUES PËR ÇDO GRUA QË PO LUFTON ME KËTË SËMUNDJE, NGA AJO E CILA IA DOLI MBANË

Nga Mara Maionchi

U operova në vitin 2015, kisha kancer gjiri. Kisha shumë frikë, por doja të shkoja vetëm në operacion. Gjithçka shkoi mirë, mirëpo meqënëse i kisha lënë pas dore, siç më thanë mjekët, ishin zhvilluar dy tumore.

Dy sarkoma malinje, njëra djathtas dhe tjetra majtas. Për atë djathtas nuk kisha ndjerë asgjë, ndaj ndoshta mund ta besoj se isha me vonesë. Gjithsesi nuk kisha çfarë të bëja. Duhet ta pranoja realitetin tim. Nëse diçka të bie për pjesë, nuk të mbetet gjë tjetër veçse ta pranosh dhe të vazhdosh përpara. Nuk ke zgjedhje tjetër.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult