Maram Al Masri: Faleminderit gjithë atyre që m’kanë dashur…

Faleminderit të gjithë atyre
që më kanë dashur
të gjithë atyre që më kanë urryer
atyre që më kanë braktisur
dhe atyre që i kam braktisur.

Çdo herë më kanë ridhënë zjarr
dhe rindezur dëshirën.
Janë ata që kam harruar
dhe ata që nuk do t’i harroj kurrë.

Nuk më kanë penguar
të kuturis
çdo herë
dhe të dashuroj përsëri.

Përktheu: Dashamir Malo

ObserverKult


maram al masri

Lexo edhe:

CIKËL ME POEZI NGA MARAM AL MASRI: BURRAT QË S’MË DESHËN

Nga Maram Al Masri

Të fsheh poshtë jastekut tim
si një libër të ndaluar.
Dritat flenë
dhe zhurmat shugaten.
Atëherë të tërheq prej andej
dhe filloj 
të të gris në copa të vogla.

* * *

Je kaq i ndryshëm prej atyre…
E veçanta jote!
Puthja ime
në buzët e tua.

* * *

Ai erdhi tek unë
me format e trupit të një burri     
dhe unë e shpërfilla.         
Ai tha:
Hapu! 
Jam fryma e shenjtë
Pata frikë nëse nuk i bindesha 
kështu që e lashë të më puthte.
Zbuloi
gjokset e mia të druajtura            
me vështrimin e tij të ngulët
dhe më transformoi
në një grua të bukur.
Atëherë ai shfryu shpirtin e tij në trupin tim,
gjëmime dhe vetëtima    
dhe unë besova.

Si kokërriza kripe
ndriçuan ata
pastaj u tretën.
Kështu u zhdukën
burrat
që s’më deshën.

* * *

Natën 
rroke prej beli.
Puthi gushën si ç’më puthje mua 
dhe mbaj në duar lodhjen e ditës 
së saj shterpë.
Thuaji asaj nga ana ime 
se është kaq e bukur 
dhe e dëshirueshme 
si  ç’ishte ditën 
kur e njohe për herë të parë.
Bëj dashuri me të 
si ç’bëje dashuri me mua 
deri sa zogjtë e saj të heshtur 
të fillojnë- të çuçurijnë,
me gruan
që është 
armikja ime.

* * *


Sa buballaqe!
Sa herë që zemra ime
dëgjon një rrahje,
hap flatrat e saj.

* * *

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult