Fëmijët nuk i kuptojnë
edicionet e lajmeve
rënien, ngritjen dhe luhatjen e bursës
madje, as krizën ekonomike.
Fëmijët ëndërrojnë
për kuajtë
qentë, macet
dhe miqtë
Në veçanti
ata ëndërrojnë puthjet, buzëqeshjet
dhe duart përkëdhelëse.
Fëmijët nuk e kuptojnë
heshtjen e dasmave
mbylljen e qendrave argëtuese
as dhe refuzimin e familjarëve
kur ata kërkojnë mollën e dashurisë
çokollatën
apo qoftë dhe një xhiro me kuaj
druri
Fëmijët nuk i kuptojnë luftrat
madje, as kur
imitojnë policinë
apo maskohen si indianët e kuq.
Fëmijët janë amaneti i çmuar
i jetës…
Përktheu: Elmaz Fida
ObserverKult
————————–
Lexo edhe:
MARAM AL MASRI: FALEMINDERIT GJITHË ATYRE QË M’KANË DASHUR…