Margarita Xhepa feston 90 vjetorin e lindjes

Margarita Xhepa, njëra nga zonjat e mëdha të skenës së teatrit dhe filmit shqiptar, aktorja me mbi 150 role në teatër e 32 role në kinema sot feston 90-vjetorin e lindjes .

Margarita Xhepa ka skalitur në memorien e publikut shqiptarë që nga fillet e saj shumë role brilante.

Fillimisht në vitin 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

Midis shumë roleve në teatër mund të përmendim disa si: Majlindën tek filmi “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek Lumi i vdekur (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek Cuca e maleve (Loni Papa), Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna tek Përballë vetes (Ruzhdi Pulaha) etj.

Ka qenë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit e të tjera.

Ndërsa veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E. Musliun,Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s’erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.

Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit.

Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 32 rolesh. Disa prej personazheve që interpretoi mjeshtërisht janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936” (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976).

Margarita Xhepës i është akorduar gjithashtu edhe titulli “Artiste e Popullit”.

ObserverKult


Lexo edhe:

MARGARITA XHEPA FOLI PËR ROLIN E VËSHTIRË NË FILMIN “DIMRI I FUNDIT”: NUK DOJA TË SHKOJA… JA KUSH MË BINDI…

Aktorja Margarita Xhepa rrëfeu në emisionin “Living Room” se nuk dëshironte të bëhej pjesë e filmit “Dimri i Fundit”. Ajo tregon se shkak ishin angazhimet familjare dhe një rol i tillë kërkonte shumë impenjim.

Megjithatë, ishte bashkëshorti i aktores që i kërkoi të pranonte rolin, pasi kishte kuptuar se kjo ishte ajo që artistja dëshironte.

“Në filmin “Dimri i Fundit” nuk doja të shkoja, dy muaj në dëborë atje dhe djemtë i kisha të vegjël. Por roli më pëlqeu. Kishte pak fjalë, por shumë veprime. Si rol më pëlqeu me thënë të drejtën.

Bashkëshorti im, prej tij e kam dhuratë këtë rol, do shkosh më tha mua. Jo i thashë janë fëmijët e vëgjël. Ai më tha do shkosh sepse e vura re që të pëlqeu roli edhe pastaj shkova unë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult