Margarita Xhepa foli për rolin e vështirë në filmin “Dimri i Fundit”: Nuk doja të shkoja… ja kush më bindi…

Aktorja Margarita Xhepa rrëfeu në emisionin “Living Room” se nuk dëshironte të bëhej pjesë e filmit “Dimri i Fundit”. Ajo tregon se shkak ishin angazhimet familjare dhe një rol i tillë kërkonte shumë impenjim.

Megjithatë, ishte bashkëshorti i aktores që i kërkoi të pranonte rolin, pasi kishte kuptuar se kjo ishte ajo që artistja dëshironte.

“Në filmin “Dimri i Fundit” nuk doja të shkoja, dy muaj në dëborë atje dhe djemtë i kisha të vegjël. Por roli më pëlqeu, kishte pak fjalë, por shumë veprime, si rol më pëlqeu me thënë të drejtën.

Bashkëshorti im, prej tij e kam dhuratë këtë rol, do shkosh më tha mua, jo i thashë janë fëmijët e vëgjël. Ai më tha do shkosh sepse e vura re që të pëlqeu roli edhe pastaj shkova unë.

Atë të ftohtë, atë dëborë me ato gratë e Dardhës që na rrethuan me atë dashurinë, ngrohtësinë e tyre, punuam dhe doli një film shumë interesant.

Vështirësi kishte, ftohtë ishte, por ia dolëm. Ishte koha e ftohtë, xhirimet zgjatën dy muaj”, tha ajo.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/vizionplus.tv

ObserverKult


Lexo edhe:

FREDERIK RRESHPJA: MOS E MALLKO ME NDARJE KËTË NATË

Poezi nga Frederik Rreshpja

S’duhet të ndahemi në këtë peizazh me erë
Nën këto re të qiellit rrënojë
Argjendi i dhëmbshur i këtij peizazhi
Në shpirt si medalion do të të rëndojë.

Se në ditët më të trishtuara
Të kam mbrojtur nga perëndimi dhe ditët me shi
Dashuria ime mund të bëhej çati e tërë botës
E çdo vjeshtë, e çdo stine.

Jam i trishtuar. Trëndafilat e tu
Më mbetën në duar si plagë
Dhe perëndimi rend pas mollëve me pishtar në dorë
T’i vërë flakën kësaj nate.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult