Maria Sudibyo: Kërkoj diçka që as vetë s’mundem ta kuptoj

Unë... gratë

A ka një vend për mua
në këtë botë të tkurrur që e kuptoj
se mund të jetë i fundit,
më i miri mund të jetë
fjalës sime t’i zini besë.

Larg, larg,
më kanë degdisur këmbët me mijëra milje,
gjatë, gjatë
kërkoj diçka që as vetë s’mundem ta kuptoj.

A ka njeri tjetër aty
që ta rrok siç e dua veten?
Ndoshta kjo s’do të ketë kurrë një fund,
por, sado që mund të jetë gabim,
unë do ta ndaja shpirtin tim.

Larg, larg,
më kanë degdisur këmbët me mijëra milje
gjatë, gjatë
kërkoj diçka që as vetë s’mundem ta kuptoj.

Përktheu: Irena Dono

*Titulli i origjinalit: “Një vend për mua

LEXO EDHE: Maria Sudibyo: Ku do ta gjej jetën time…