Maria Sudibyo: Pse fjala është e rëndësishme?

Pse fjala është e rëndësishme?
Sepse mund t’ju rrëzojë në humnerë
Dhe t’ju nxjerrë nga errësira.
Sepse mund t’ju ngulet si thikë pa mëshirë
Dhe t’ju shpëtojë të mos vrisni veten
Sepse mund të ketë fuqi për të krijuar ferrin
Dhe shpresë për të sjellë paqen në botë
Sepse mund t’ju çorientojë nga përfytyrimet e rreme
Dhe t’ju drejtojë të arrini ëndrrën tuaj të vërtetë
Sepse mund t’ju stepë të veproni nga frika e mospranimit
Dhe t’ju bëjë të aftë të bëni gjithçka që doni.


Në shqip: Irena Dono