Mariah Carey paditet për këngën“All I Want for Christmas is You”

Këngëtari Andy Stone, i njohur me emrin në publik si Vince Vance e ka paditur së fundmi këngëtaren e njohur Mariah Carey nën akuzat se ia ka vjedhur këngën “All I Want for Christmas is You”,  tekst ky i një kënge të mëhershme të tij.

Kënga ‘’All I Want For Christmas is You”, e publikuar në vitin 1994, derisa sipas tij këngëtarja e ka kopjuar këngën me të njëjtin titull dhe e ka publikuar në vitin 1989.

Në një ankesë të paraqitur në gjykatën federale të Los Angjelosit, Vance i ka bërë të njëjtat ankesa siç i ka bërë edhe në padinë e fundit.  

Në fakt, rasti i ri përfshin edhe më shumë detaje, pra më shumë personale rreth akuzave kundër Carey. Bëhet fjalë për faktin se ajo e sajoi historinë se si e ka shkruar këngën, dhe se bashkë-shkruesi i tekstit të këngës, Walter Afanasieff e ka kundërshtuar atë histori.

Vance po përfaqësohet në gjykatë nga avokati Gerard P.Fox i njëjti që ka përfaqësuar dy këngëtarët që e kanë akuzuar Taylor Swift për vjedhjen e tekstit të këngës “Shake it Off”. Ai rast ka zgjatur më shumë se pesë vite deri sa ka përfunduar në tërësi në dhjetor të 2022-ës me një zgjidhje konfidenciale.

Ndërkohë, “All I Want…” e Carey-t ka arritur numrin 1 në Billboard Hot 100 gjatë secilit prej katër sezoneve të fundit të pushimeve.

E në padi thuhet se Carey kopjoi për 50% të këngës që Stone e realizoi pesë vjet më herët se Carey.

Në anën tjetër askush nga ekipi i Carye nuk e komentuan këtë ndodhi./billboard.com

ObserverKult


Lexo edhe:

TJETËR AKUZË PËR SHAKIRËN, MUND TË DËNOHET ME 8 VJET BURG

Këngëtarja e njohur, Shakira, për të dytën herë është akuzuar për evazion fiskal nga qeveria spanjolle.

Prokurorët spanjollë kanë akuzuar yllin e popit, se nuk ka paguar 6.7 milionë euro taksa për të ardhurat e saj në vitin 2018.

Sipas tyre kjo ka ndodhur kur ajo dështoi të deklarojë milionat në paradhënie për turneun e saj botëror në El Dorado.

Prokurorët spanjollë hapën hetimin e dytë në korrik 2023, por publikuan detajet tek së fundi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Faik KonicaNJË AMBASADË E ZULLUVE NË PARIS

FAIK KONICA: AS BUKË, AS BREKË S’JU LANË, JU PUNONI, ATA HANË!

Poezi nga Konica

O të humbur shqipëtarë,
Seç qenkeni për të qarë!

Për të qar’ e për të sharë,
Për të shar’ e për të vrarë!

Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,
Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!

Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë
Ju gdhendnë edhe ju rropnë.

As bukë, as brekë s’ju lanë,
Ju punoni, ata hanë!

Nuk ju lan’ as pakë nderë
Q’e kini pasur përherë.

As nder, as turp, as gjak s’kini
Unjni kryet dhe po rrini.

I duroni vet armiqtë;
Prisni vdekjen apo vdiqtë?

Shërbëtorë t’Anadollit,
Kleçk e lodra të Stambollit.

Në mos u shove fare,
Ndizu, zemra shqipëtare!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult