Aktorja Mariana Kondi rrëfeu kohë më parë në një intervistë për Report Tv rrugëtimin e saj artistik.
Mariana ka pranuar sfidën e gazetarit për të peshkuar, ndërsa solli në kujtesë edhe një episod me mjeshtrin e skenës, aktorin Kadri Roshi.
“Ishte një ditë e bukur kështu si sot, kur xhironim filmin “Fejesa e Blertës”, më kujtohet kur Kadri Roshi më tha:”Do të vish të shikosh”. I thash nuk më duket e bukur, e kur më pyeti se çfarë më dukej e bukur, i thash, ja të më vij i dashuri për shembull tani do ishte e bukur”, tha Mariana Kondi.
Teksa rrëfente marrëdhëniet me aktorët e tjerë ndër vite, pyetjes së gazetarit se nëse do të bashkëpunonte me një aktor që nuk e pëlqente, Kondi ka veçuar Hervin Çulin, duke e cilësuar këtë të fundit një hiç.
“Unë nuk jam te ato që më një që e kanë inat nuk luajnë, përveç drejtorit të Teatrit, madje nuk duhet thënë as drejtor se nuk është drejtor, vetëm fytyrën e atij nuk e duroj dot. Ai është thjeshtë një hiç, një fluks sapuni që çuditërisht nuk po çpohet akoma”, tha aktorja.
Mariana shprehet se nuk do e ndryshonte asnjëherë këtë profesion, ndërsa ka ndar publikisht pengjet e saj më të mëdha.
”Jo nuk ma do mendja, unë në jetën time më përpara kisha një merak, tani kam dy. E para kisha merak se doja edhe një fëmijë tjetër jo vetëm një, ndërsa tani kam merak edhe largimin nga puna”, tha ajo.
Ajo nuk e mohoi faktin se dëshiron të largohet nga Shqipëria.
“Që në këtë moment po të më jepet mundësia, largohem nga Shqipëria, ndoshta nuk është keq që e them, ishalla s’ma marrin për dobësi. Dua drejtësi, qetësi, kam nevojë për qetësi, ndoshta është brezi im. Dua një park, një vend për t’u qetësuar, na duhen shumë liqene e shumë teatro të tjerë”, tha Mariana.
Si rrallëherë, Mariana ka folur për bashkëshortin e saj, pavarësisht se atij nuk i pëlqen kjo gjë për faktin se nuk dëshiron të bëhet pjesë e punës së saj, ajo u shpreh se edhe sot ndjehet xheloze për të./revistaai
Lexo edhe:
PERIKA GJEZI, AKTORI QË NDËRROI JETË NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK
ObserverKult