Marie Kraja: Midis ballit ma ke nji pikë (teksti dhe kënga)

Midis ballit ma ke nji pikë
Shtatin moj si selvi,
Foli e qeshi dashnorit t’ngratë
Kur më del moj si pehrri.

Përmbi lule drandofili
Mbi ty nuk ka të shamë.
Shumë telashet i ki ba bylbylit
Kur mendon se del behar.

Unë me zemër të kam dashtë
Mori lule ty
Hajde lule të rrimë bashkë
E s’të ndërroj o për sy.

ObserverKult


Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: KËTO ISHIN FJALËT E FUNDIT QË DËGJOVA PREJ AZEM SHKRELIT