Marigona: Kurrë vet ti nuk më le…(teksti dhe kënga)

Me ty jam sot më shumë se plot,
Me ty, që qëndrove përherë.
Me ty kam sot më shumë se gjithçka
Të t’a them s’mjafton asnjë jetë.

Po du me t’thanë: “e di s’ka qenë lehtë
e kjo jetë shpesh na ka rrëzu
Je ti ajo që më ke mbajt fort
E në këmbë prapë ne na ke çu”.

Se çdo rrudhë në ballë ka një histori
Ka në luftë paqe e mërzi
Koha ikën shpejt dielli perëndon
Por ti je dashni që kurrë s’mbaron.

Muret zgjasin vesht’ kur hana n’qiell ban dritë
Dhe çdo gurë i shtrimë na di tan’ historinë
Dashni sikur dje, veç dashni ti m’dhe
Dashni që kurrë vet ti nuk më le.

Me ty jam sot më shumë se plot
Me ty, që qëndrove përherë.
Duart e vogla që n’qafë na mbeshtillen
Na kujtojnë që pas shiut del diell.

Po du me t’thanë: “e di s’ka qenë lehtë
e kjo jetë shpesh na ka rrëzu.
Je ti ajo që më ke mbajt fort
E në këmbë prapë ne na ke çu”.


Muret zgjasin vesht’ kur hana n’qiell ban dritë
Dhe çdo gurë i shtrimë na di tanë historinë
Dashni sikur dje, veç dashni ti m’dhe
Dashni që kurrë vet ti nuk më le.