Nga Mario Benedetti
Ndoshta ndonjëherë, mes pagjumësisë, të zbulojmë se bota qenkësh vetëm kremte, e të gjejmë më në fund përgjigjen që ngaherë qielli na e pat ndryrë.
Mbase ndonjë natë, në fluturim, fati të na buzëqeshë paqëllimshëm, e të pikasim se dikush qenka gati të na falë prehje e ngushëllim.
Kushedi me kalimin e viteve, rrjedha jonë të ketë ndryshuar, të bëhemi fatlumë e pa mallëngjime.
E ndonëse vragat në lëkurë do të na mbeten, nga e shkuara e moçme gjer në të tashmen, ndoshta ia dalim mbanë të jemi të lumtur”.
(Shkëputur nga “Soneti i të mundshmes” të Mario Benedetti)
Përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri
ObserverKult
Lexo edhe:
MARIO BENEDETTI: MOS MË THUAJ ASGJË, VETËM MË DUAJ
Nëse një ditë më
sheh të trishtuar,
mos më thuaj asgjë,
vetëm më duaj.
Nëse më gjen
në vetminë e natës së errët,
mos më pyet për asgjë,
vetëm eja rri me mua.
Nëse ti më shikon
dhe unë nuk të shikoj,
mos mendo asgjë,
vetëm më kupto.
Nëse ajo që të mungon
është dashuria,
mos ki frikë,
më duaj.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
MARIO BENEDETTI: MIKJA IME… TA BËJMË NJË MARRËVESHJE…
Poezi nga Mario Benedetti
Mikja ime
ti e di
mund të mbështetesh
tek unë
jo deri në dy
apo deri në dhjetë
por vërtet të mbështetesh
tek unë
nëse ndonjëherë
më vë re
se të shoh në sy
dhe një fije dashurie
dallon tek sytë e mi
ti mos u alarmo
as mos mendo se është shenjë marrëzie
megjithëse e sheh atë fije
apo ndoshta sepse ajo ekziston
ti mund të mbështetesh
tek unë
nëse herë të tjera
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult