Mariza Ikonomi: Unë marr frymë, por akull kam në shpirt (teksti dhe kënga)

Unë marr frymë, por akull kam në shpirt… intepreton Mariza Ikonomi

Unë marr frymë, por akull kam në shpirt
Unë kaloj, mbi humnera pabesish
Dhe ka gjithmonë një qetësi para stuhisë
Por këtë herë veten s’e braktis.

Do qëndroj, do besoj, nuk bie më në gjunjë
Ngrihem vetë, sonte idhujt janë në gjumë
Në errësirë, shikoj edhe më qartë
Qiellin prek, ëndrrat marrin flakë.

Jetës dua t’i marr më shumë
Jetës dua t’i fal më shumë.

Se nuk kam frikë të rrëzohem
Nuk kam frikë të guxoj
Prapë do provoj, prapë do provoj
S’do ndaloj…

Unë vrapoj, në çdo hap gjej premtime që zhgënjejnë
Unë shikoj silueta që s’njohin ndjenjë
Por prapë qëndroj mes urrejtjes dhe zilisë
E unë asnjëherë veten s’e braktis

Jetës dua t’i marr më shumë
Jetës dua t’i fal më shumë.

————————————————————————–

LEXO EDHE: FRANÇESK RADI & MARIZA IKONOMI: KUJTOJ ME MALL DITËN KUR LINDE… (TEKSTI DHE KËNGA)

Sot ke ditëlindjen bija ime
por unë jam larg e nuk vij dot
Në çast me çelin plot urime
ç’të flas më parë në telefon.

Kujtoj me mall ditën kur linde
çastin kur vura emrin tënd
kur të quajta Saranda,
si ty i bukur është ky vend,
sa ky qytet të rrosh ti Sara
lotët si deti Jon.

Tani që flas me ty o babi
në duar mbaj fotografin
Bashkë me ne është edhe mami
më puth ajo më puth dhe ti

Zërin dëgjoj në telefon,
se si më duket nuk e di!
Prapë me puth, më përqafon
tamam si këtu në fotografi
Kur ta mbyllësh telefonin
unë do të dëgjoj përsëri!

A mund t’ja shuajmë diellit atë zjarr?
A mund ta shterrim një oqean?
Ashtu nuk treten ndjenjat e tyre
le të jenë sado larg!

Një ditë do kthehem përsëri
dhe bashkë do të jemi ne të tre
do të bëjmë fotografi
me ngjyra malli do të jenë!
Një premtim do bëjnë sytë
ndarje me asnjëherë!