Përkujtohet sot ditëlindja e Mark Kaftallit, një prej artistëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe një prej violinistëve më virtuozë.
Kaftalli lindi më 14 dhjetor të vitit 1933 në qytetin e Shkodrës, qytet në të cilin ai mori edhe arsimimin bazë për violinë nën mbikëqyrjen e një tjetër fenomeni muzikor dhe i kompozicionit shqiptar si “Preng Jakova”, ndërsa studimet e larta i vazhdoi gjatë viteve 1960 në Institutin e Lartë të Arteve.
Ai njihet gjithashtu si autori i 750 veprave muzikore nga të cilat 7 janë opereta të niveleve jashtëzakonisht profesionale. Rreth 400 krijime të tij i përkasin muzikës popullore qytetare dhe njihet si kompozitorët që ka krijuar më shumë vepra muzikore sa i takonë traditës muzikore shkodrane. Gjithashtu pati një krijimtari të madhe për muzikën për fëmijë.
Ai u cilësua edhe si “Paganini” shqiptar për shkak të talentit të tij të rrallë.
Kaftalli vazhdoi punën për 30 vjet në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Gjithashtu ka dhënë mësim në Liceun Artistik të qytetit të Shkodrës.
Kaftalli gjatë karrjerës së tij artistike është vlerësuar me shumë çmime dhe medalje ku do të veçonim Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të dytë dhe klasit të parë, Mirënjohje e qytetit të Skodrës, vlerësim që iu akordua në vitin 2008.
Kaftalli u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare. Nga viti 1967 dhe deri në fund të jetës së tij ai ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve./ATSH