Mark Pashku, pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”

Pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” do të jetë prozatori Mark Pashku.

Mark Lucgjonaj, i njohur me emrin e pendës si Mark Pashku, studimet themelore universitare i ka mbaruar në Fakultetin e Filologjisë-Universitetin e Prishtinës, drejtimi Letërsi shqipe, ndërsa ato post-diplomike, master, i ka përfunduar në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, për etnologji dhe letërsi. 

Ai është autor i këtyre veprave të vlerësuara artistike:

“Zhurma e mendimeve”, poezi, (2014), i përkthyer në gjuhën malazeze,

“Fshati i heshtjes”, roman, (2016), i përkthyer në gjuhën gjermane,

“Ligji i maskave”, roman, (2017),

“Humbja”, roman, (2022),  fitues i çmimit prestigjioz “Rexhai Surroi”, i përkthyer në gjuhën angleze, franceze dhe malazeze,

“Livia”, roman, (2024).

Mark Pashku është një nga zërat e çmueshëm të gjeneratës së re të krijuesve shqiptarë që do ta nderojë festivalin me praninë e tij, bisedën dhe leximin e një pjese të prozës së tij artistike në natën e parë të festivalit (04.11.2025, ora 18:00).

Ndihmëtare e “FICTION FEST”- edicioni i pestë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

ObserverKult


Lexo edhe:

BESNIK MUSTAFAJ, PJESË E “FICTION FEST”