Besnik Mustafaj, pjesë e “FICTION FEST”

besnik mustafaj...

Pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” është shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Besnik Mustafaj. Ai është një nga zërat më të vlershëm të krijimit dhe mendimit të tashëm kulturor shqiptar.

Besnik Mustafaj është autor i veprave të çmueshme artistike dhe eseistike, një pjesë e të cilave janë të përkthyera në disa gjuhë të huaja, si franceze, angleze, gjermane, italiane, greke etj. Ai është fitues i Shpërblimit Mesdhetar për Letërsi për librin “Daullja prej letre” në vitin 1997.

Veprat kryesore të tij janë “Një sagë e vogël”, “Daullja prej letre”, “Boshi”, “Autoportret në teleskop”, “Ditari i një ambasadori në Paris”, “Shqipëria, midis krimeve dhe mirazheve”, “Bishti i kometës”, “366 rrëfenja për të ndjellë gjumin” etj.

Besnik Mustafaj do të jetë pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”-it dhe do të nderojë me bisedën dhe leximin e një pjese të prozës së tij artistike në natën e dytë të këtij festivali (05.11.2025, ora 18:00).

Ndihmëtare e “FICTION FEST”- edicioni i pestë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

ObserverKult


Lexo edhe:

MË 4 DHE 5 NËNTOR NË PRISHTINË MBAHET EDICIONI I PESTË I “FICTION FEST”