Edhe pse vonë ndodh:
ardhja e dashurisë, ardhja e dritës.
Ju zgjoheni dhe qirinjtë sikur ndezur janë vetë,
yjet mblidhen e ëndrrat derdhen në jastëkët tuaj,
duke nisur lart buqeta ajri, të ngrohta.
Edhe pse vonë kockat e trupit shkëlqejnë
dhe pluhuri i së nesërmes ndizet në frymë.
Në shqip: Riza Braholli