ObserverKult ua sjell disa thënie të Gabriel Garsia Markez:
“Mos resht kurrë së buzëqeshuri, madje as kur je i trishtuar, sepse nuk e di kush mund të dashurohet me buzëqeshjen tënde”.
“Mosha nuk është ajo që ke, por ajo që beson se ke”.
“Nuk ka lavdi më të madhe, se sa të vdesësh për dashurinë”.
“Ai që pret shumë mund të përfundojë me asgjë”.
“Asnjë ilaç nuk mund të shërojë atë që s’mund ta shërojë lumturia”.
“Mençuria vjen tek ne në çastin kur nuk na hyn në punë”.
“Kur të vdes, të vetmen keqardhje do të kem nëse në vdekje nuk do të ekzistojë më dashuria”.
“Problemi me martesën është se përfundon çdo natë pas aktit të dashurisë dhe duhet të rindërtohet çdo agim përpara vaktit të mëngjesit”.
“Nuk do t’i këmbeja kënaqësitë e vuajtjes sime për asgjë në botë:.
“Sekreti i një moshe të madhe nuk është asgjë tjetër përveç një pakti të ndershëm me vetminë”.
“Nuk është e vërtetë që njerëzit ndalojnë së ndjekuri ëndrrat kur plaken, ata plaken sepse ndalojnë së ndjekuri ëndrrat”.
“Asgjë nuk e përfaqëson një njeri më shumë sesa mënyra sesi vdes”.
“Jo, nuk jam pasur. Unë jam një njeri i varfër me para, por kjo nuk është e njëjta gjë”.
“Kur një grua vendos të flejë me një burrë, nuk ka asnjë mur që ajo nuk mund të ngjisë, asnjë fortesë që s’mund ta shkatërrojë, asnjë konsideratë morali që ajo nuk do injorojë dhe mbi të gjitha: nuk ka Zot për të cilin t’ia vlejë të shqetësohesh”.
” Thuaji atij po. Edhe nëse po vdes nga frika, edhe nëse do të të vij keq më vonë, sepse çfarëdo që të bësh, do të pendohesh për gjithë jetën nëse thua jo”.
“Në qoftë se Perëndia nuk do të pushonte dielën, do të kishte pasur kohë për të përfunduar botën”.
ObserverKult
Lexo edhe:
MARKEZ: QAU PËR TË SHOQIN E VDEKUR, PËR VETMINË DHE MLLEFIN E SAJ
Nga Gabriel Garsia Markez:
Qau për herë të parë që nga mbrëmja e gjëmës, pa dëshmitarë, se vetëm ashtu mund të qante ajo. Qau për të shoqin e vdekur, për vetminë dhe mllefin e saj dhe kur, hyri në dhomën e gjumit, qau për veten, sepse shumë pak herë kishte fjetur vetëm në këtë shtrat, qëkurse humbi vajzërinë.
Gjithçka e të shoqit e bënte t’ia shkrepte vajit: pantoflat me xhufkë, pizhamat nën jastëk, vendi i tij bosh i pasqyruar tek tualeti, aroma e tij në lëkurën e saj. E bëri të dridhej një mendim i vagëlluar: “Njeriu që ti dashuron, duhet të vdesë me gjithçka ka të tijat.”
Nuk pranoi ta ndihmontë kush për t’u shtrirë, nuk pranoi të vinte gjë në gojë përpara se të flinte. E dërmuar nga hidhërimi, iu lut Zotit t’i dërgonte vdekjen atë natë në gjumë dhe me këtë shpresë u shtri zbathur, por me rroba, dhe e kapiti gjumi në çast. Fjeti pa e kuptuar, por duke e ndjerë në gjumë se po vazhdonte të ishte gjallë se i dilte e i tepronte gjysma e krevatit dhe se dergjej në brinjë në krahun e majtë, si gjithmonë, por që i mungonte kundërpesha tjetër në bregun e djathtë.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult