Markez: Ushtari i gjymtuar

Gabriel Garsia Markez Marques markez

Një ushtar argjentinas, i cili, pas mbarimit të luftës, po kthehej nga ishujt Malvine, mori në telefon të ëmën, në Buenos Aires, që nga Regjimenti I i Paleros dhe i kërkoi leje, nëse mund të sillte në shtëpi një shokun e tij të gjymtuar, pasi familja e tij jetonte në një vend të largët.
I tha se bëhej fjalë për një rekrut 19 vjeçar, i cili kishte humbur në luftë një këmbë, një krah dhe të dy sytë.
Nëna, edhe pse e lumtur se i biri po kthehej shëndosh e mirë, e tmerruar, iu përgjigj se nuk mund të duronte dot duke parë një gjymtim të tillë, prandaj nuk duhej ta sillte shokun e tij në shtëpi.
Atëherë djali e mbylli telefonin dhe vrau veten.

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult