Duhet të zgjedhësh se për kë ia vlen të vuash…dhe se a duhet patjetër?

Duhet të zgjedhësh se për kë ia vlen të vuash…thoshte Bob Marley, por a duhet domosdo të vuajmë.

Shumë personalitete të njohura kanë lënë pas një mori thëniesh motivuese, të cilat na shërbejnë çdo ditë për të na nxitur t’i marrim gjërat me lehtësi, pra jo si Marley.

Më poshtë ObserverKult ju sjell disa thënie nga personazhe të njohur për të gjithë, të cilat me siguri do t’ju nxisin të reflektoni per veten.

“Nëse ajo është fantastike, nuk ka për të qenë e lehtë. Por nëse është e lehtë, nuk është fantastike. Nëse ajo ia vlen, nuk ke për të hequr dorë prej saj. Nëse ti heq dorë, ti nuk ia vlen. Të gjithë në fund kanë për të të lënduar. Vet duhet të zgjedhësh se për kë ia vlen të vuash”. – Bob Marley

“Mos i ki zili të tjerët. Ji vetvetja, bëj atë çfarë mendon të bësh dhe puno fort. Njerëzit e duhur – ata që ia vlen t’i kesh në jetë – do të qëndrojnë përherë me ty”. – Will Smith

“Koha jote është e kufizuar, mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër”. – Steve Jobs

“Unë kam një ëndërr, që të katër fëmijët e mi të vegjël do të jetojnë një ditë në një vend ku nuk do të paragjykohen për ngjyrën e lëkurës së tyre, por për përmbajtjen e karakterit të tyre”. – Martin Luther King

“Sado e vështirë të duket jeta, ka gjithmonë diçka që mund ta bësh dhe të korrësh sukses”. – Stephen Hawking

“Bëj shpesh akte mirësie pa pritur mbrapsht një shpërblim. Mbaj gjithmonë në mendje se dikush do të bëjë po të njëjtën gjë për ty, kur të kesh nevojë”. – Princeshë Diana

“Mosha nuk përcakton pjekurinë tënde. Notat e tua nuk përcaktojnë inteligjencën tënde. Fjalët e të tjerëve nuk e përcaktojnë kush je ti realisht”. – Morgan Freeman

“Udhëtimi i një mijë hapave, fillon me një hap të vetëm”. – Lao Tzu

“Jeta nuk matet nga numri i frymëmarrjeve që marrim. Por nga momentet që na bëjnë të mbetemi pa frymë”. – Maya Angelou

“Sa gjë e bukur është të mendosh se askush nuk ka pse pret asnjë moment për t’u munduar ta përmirësojë botën”. – Anne Frank

Vet duhet të zgjedhësh se për kë ia vlen të vuash… Bob Marley

Përgatiti V.K. /ObserverKult

————————

LEXO EDHE:

Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, jam i mërzitur se nga tani e tutje, nuk të besoj dot më…